Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, u takua me homologun e tij kroat, Frano Matushiq
, 18.05.2010
Dr. Sabri Hamiti gjatë vizitës zyrtare në Zagreb u takua me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, z.Frano Matushiq, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Kroacisë në fushën e punëve të jashtme.
Dr. Hamiti theksoi se institucionet e Kosovës çmojnë ndihmën që kanë dhënë institucionet e Kroacisë me rastin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur si dhe në mbrojtje të shpalljes së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai propozoi modele të bashkëpunimit konkret në fushat e ekonomisë, kulturës dhe arsimit dhe posaçërisht në forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Dr. Hamiti theksoi që Kosova këtë vit pret të fillojë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e saj në vendet e BE-së.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kroacisë, Frano Matushiq, theksoi që Kroacia është e gatshme të ofrojë përvojat e veta për vendet e rajonit. Ai pranoi ftesën që të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahej në vjeshtën e këtij viti në Prishtinë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që konferenca e tillë është tregues i mirë i proceseve pozitive të marrëdhënieve në rajon.