Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 18.05.2010
Projektligji për Avokatin e Popullit ka qenë pikë diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me grupin e punës dhe me ekspertët e caktuar nga Komisioni.
Gjatë shqyrtimit, anëtarët e Komisionit dhe ekspertët janë fokusuar në nenet që kanë të bëjnë me shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, ndjekjen e mundshme penale ndaj tyre etj. Komisioni do të vazhdojë shqyrtimin e mëtejmë të projektligjit gjatë ditëve në vijim.
Më 16 prill, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi kishte mbajtur dëgjim publik lidhur me këtë projektligj, ndërsa kishte shfaqur qëndrimin që ai ta përcaktojë institucionin e Avokatit të Popullit si autoritet të çmueshëm në Kosovë, duke pasur parasysh misionin e tij – mbrojtjen e interesave të qytetarëve nga shkeljet e mundshme.