Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 18.05.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan opsionet për financimin e RTK-së. Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe përfaqësues RTK-së, të KPM-së e të institucioneve të tjera. Moto e angazhimit të diskutuesve ishte si të gjendet opsioni më i mirë për çështjen e financimit të RTK-së, i cili do të mundësonte ruajtjen e pavarësisë editoriale dhe në të njëjtën kohë do të siguronte zgjidhje afatgjate për financim të transmetuesit publik. Kjo mbledhje, e karakterit të dëgjimit publik, u organizua me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje financiare për RTK-në, e cila do të propozohej si amendament në Ligjin e ardhshëm të RTK-së. Komisioni tregoi gatishmëri që rreth opsioneve të financimit të bisedojë edhe më tutje, posaçërisht pas leximit të parë të Projektligjit për RTK-në në Kuvendin e Kosovës.