Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 18.05.2010




Shqyrtimi i Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane në fushën e kulturës, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit. Për të parë nga afër se cilat janë kahet e aktiviteteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkitazi me detyrat që shtrohen me këtë Plan të Veprimit, ishte ftuar në Komision ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri.

Ministri Haziri foli gjerësisht për Strategjinë e konservimit të trashëgimisë kulturore dhe religjioze. Ndërkaq , duke shkoqitur disa nga projektet e kësaj ministre, ai tha se tashmë është formuar grupi punues për hartimin e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, i cili tashmë ka kryer draftin final të këtij Projektligji. Po kështu është formuar edhe grupi punues për hartimin e Ligjit për Hoçën e Madhe, por ky grup ka pasur ngecje ne draftin e projektligjit, ndërsa vërehet se përfaqësuesit e komunitetit serb në këtë grup nuk kanë shprehur gatishmëri të mjaftueshme për përfundimin e tij.

Një nga synimet kryesore të kësaj ministrie është inventarizimi i 2738 objekteve të trashëgimisë kulturore dhe përfshirja e tyre në Listën nën mbrojtje. Z. Haziri njoftoi Komisionin edhe me për punën që po bëhet për reforma në institucionet e trashëgimisë kulturore.
Mbledhja e Komisionit për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport