Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale
, 25.05.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi z. Sadik Idrizi, kryetar Komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën si pikë kryesore ishte diskutimi lidhur me Projekt-dokumentin e propozuar nga ana e UNDP, për gjendjen në shëndetësi.
Në mbledhjen e lartpërmendur, përveç anëtarëve të Komisionit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP, OSCE, UNFPA, UNICEF, WHO, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së onkologëve të Kosovës.
Në mbledhje, duke diskutuar për Projekt-dokumentin e propozuar në mes tjerash u theksua që ky projekt-dokument përmban 6 pikat kryesore, dhe atë që shëndetësia duhet të jetë prioritet shtetëror, që grupet e rrezikuara të popullsisë duhet të kenë përkujdesje të veçantë, që të respektohen parimet kryesore të vlerave për shëndet më të mirë, që të përmirësohet financimi i sektorit shëndetësor, që ë mënyrë të pandërprerë të rriten kapacitetet multi-sektoriale dhe qasja dhe interesimi i të gjitha subjekteve tjera.
Në vazhdim të takimit, anëtarët e Komisionit, si dhe pjesëmarrësit tjerë, ofruan sugjerime të shumta lidhur me këtë Projekt – dokument, në mënyrë që në versionin final të jetë sa më i mirë dhe sa më përmbajtjesor.