Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 26.05.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme diskutoi rreth Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Në këtë takim, të kryesuar nga zëvendëskryetarja e parë e komisionit, Nerxhivane Dauti, u diskutua lidhur me rekomandimin e dhënë nga Komisioni për Gjyqësi dhe Legjislacion, që amendamenti nr. 1 i Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna ne Familje të ndryshohet.

Pas diskutimeve në lidhje me këtë rekomandim, i cili parasheh që në disa nene të hiqen fjalët “tij” dhe “saj”, komisioni ka autorizuar deputetin Ibrahim Makolli (anëtar i komisionit), që në bashkëpunim me Zyrën për Standardizim të Kuvendit të Kosovës, të propozojnë se në cilat nene dhe paragrafë të Projektligjit duhet hequr ato.

Në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa të qytetarëve.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...