Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 26.05.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka raportuar për sfidat e dala nga Raporti I Progresit 2009 për Kosovën, që ndërlidhen me çështjet që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.
Zonja Hundozi tha se edhe Komisioni për Integrime Evropiane i ka identifikuar sfidat që i ka pasur kjo ministri dhe në bazë të këtyre sfidave e ka hartuar një plan të veprimit, duke kërkuar me këtë rast informata rreth zhvillimeve të fundit që adresojnë sfidat nga raporti i KE-së.
Me këtë rast ministri Rexhepi theksoi se MPB ka vazhduar me kompletimin e kornizës ligjore sa i perket politikave të azilit, migrimit dhe menaxhimit të kufijve. Ai tha se janë miratuar dhe janë në fuqi shtatë udhëzime administrative që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për të Huaj, ndërsa udhëzimet tjera që dalin nga ky ligj janë në fazën e finalizimit dhe se shpejti pritet miratimi i tyre. Sa i përket hartimit të udhëzimeve administrative që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve ai theksoi se janë finalizuar katër prej tyre, kurse pesë të tjera janë në fazën e hartimit.
“Një ndër sfidat e Raportit të Progresit, që ndërlidhet ngushtë edhe me procesin e liberalizimit të vizave me BE-në është edhe Ligji për Ripranim. MPB-ja e ka hartuar këtë projektligj, i cili është përkrahuar nga Qeveria e Kosovës, dhe që aktualisht gjendet për shqyrtim në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. “Kërkoj nga ju që ky projektligj të shqyrtohet sa më shpejtë dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, pasi që është parakusht për Kosovën që të pranojë Udhërrëfyesin Zyrtar për liberalizim të vizave dhe të përshpejtohet procesi i përfshirjes së Kosovës në Listën e Bardhë të Shengenit”, tha Rexhepi.
Më tej ministri Rexhepi sqaroi se krahas hartimit të Projektligjit për Ripranim, Qeveria e Kosovës ka vazhduar negociatat për riatdhesim me vendet e BE-së dhe fqinjët e vendit. “Deri tani kemi nëshkruar marrëveshjet për riatdhesim me Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Zvicrën, Shqipërinë, ndërsa me Danimarkën do të nëshkruhet në fillmit të muajit qershor. Negociatat janë duke vazhduar dhe shumë shpejt do të nëshkruhen marrëveshjet e riatdhesimit edhe me Austrinë, Suedinë, Norvegjinë dhe Hungarinë”, tha Rexhepi.
Sa i përket menaxhimit të kufijve Rexhepi sqaroi se është shënuar progres në marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i për vijën e gjelbër kufitare me Shqipërinë dhe bartja e përgjegjësive për kontrollin e vijës së gjelbërt dhe të kaltër do të vazhdojë edhe me kufirin me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Sa i përket krimit të organizuar dhe terrorizimit ai theksoi se luftimi i të gjitha formave të krimit të organizuar mbetet prioritet apsolut për MPB-në dhe për Policinë e Kosovës. Në këtë drejtim është bërë miratimi i strukturës së re të Policisë së Kosovës dhe është në fazën finale hartimi i Planit Strategjik Zhvillimor të Policisë së Kosovës 2010-2015. Rexhepi me këtë rast përmendi aksionet dhe arrestimet ditëve të fundit të grupeve kriminale, duke i quajtur operacione të suksesshme të PK-së kundër krimit të organizuar. “MPB është duke koordinuar monitorimin e zbatimit të strategjisë kundër krimit të organizuar, luftimin e trafikimit me droga, strategjisë kundër trafikimit me qenie njerëzore, kundër terrorizimit, etj”, tha ministri Rexhepi.
Anëtarët e komisionit parashtruan pyetje të ndryshme për ministrin Rexhepi, rreth pasaportave biometrike, rastit të “Dhomës së Dëshmive”, trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe lidhur me ngjarjet e 26 prill-it, gjatë intervenimit të Policisë së Kosovës për të arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendosja” si dhe rreth ngjarjeve në Maqedoni.
Sa i përket pasaportave biometrike Rexhepi tha se kjo ministri tashmë ka përgatitur specifikacionet teknike për shpalljen e tenderit, duke theksuar optimizmin e tij se prej 6-9 muaj do të përmbushen të gjitha kushtet. Ndërsa, sa i përket rastit të “Dhomës së Dëshmive” Rexhepi sqaroi se hetimet janë duke u zhvilluar dhe ky rast është në duar të EULEX-it.