Lajmet e fundit

Kuvendi do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

, 28.05.2010




Me 1 Qershor, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Dita e Fëmijëve do të shënohet edhe në Kosovë gjatë kësaj jave me një varg aktivitetesh të ndërmarra nga institucionet e vendit, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile.

Një aktivitet i tillë do të organizohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i mbështetur nga UNDP-ja.

Iniciativës i janë bashkuar deputetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të Komisionit për Edukim, Shkencë Rini dhe Sport si dhe të Komisionit për Shëndet, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilët do të presin një grup të fëmijëve me nevoja të veçanta nga Komuna e Mitrovicës, Ferizaj, Podujevës dhe Prishtinës, si dhe disa OJQ të cilat merren me çështjet e këtyre fëmijëve.

Ftojmë të gjitha mediet që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe t’i japin zë thirrjes së deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës , që i bëjnë institucioneve, shoqërisë civile, sektorit privat, që t’i japin personave me nevoja të veçanta respektin dhe kujdesin që ata meritojnë.

Koha: 31 Maj, ora 11.00- 12.00

Vendi: Ndërtesa e Kuvendit të Republikës Kosovës, Salla e Restorantit, Kati V.
Kuvendi do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve