Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 01.06.2010




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Autoritetit Rregullator te Telekomunikacionit(ART) për vitin 2009.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, i cili ofroi një pasqyrë të punës së deritashme, sfidat dhe të arriturat e ART-së.

Përkitazi me këtë ai theksoi: ”Jemi përpjekur që të ofrojmë pasqyrë të qartë të punës së ART-së, duke përshkruar në mënyrë korrekte, me të dhëna të sakta punën që është bërë nga ART-ja, veçanërisht nga koha që bordi i ART-së është funksional, duke filluar punën nga tetori i vitit të kaluar”, tha Hoxha. Anëtarët e komisionit ngritën një varg çështjesh dhe shqetësimesh. Me theks të veçantë ata u interesuan për operatorët ilegal të telefonisë mobile në Kosovë dhe për kodin telefonik të Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë drejtori Hoxha tha se, në Kosovë kanë qen duke operuar 26 qendra të telefonisë ilegale, mirëpo me një aksion të ndërmarrë nga ART-ja më 23 dhe 24 prill të këtij viti, ato kanë rënë në 12, për të cilat pritet që edhe operatorëve të tjerë ilegal t’u ndalohet veprimtaria që janë duke ushtruar, theksoi Hoxha. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit vlerësuan se raporti i ART-së, duhet plotësuar me informata shtesë për procedim të mëtutjeshëm.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...