Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 01.06.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar, u shqyrtua raporti për funksionimin e sistemit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës, për vitin 2009, të cilin e prezantoi zv.ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza.
Raporti në fjalë prezanton zhvillimet në fushën e auditimit të brendshëm në nivelin qendror dhe lokal, aktivitetet e Njësisë Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm, opinionin dhe rekomandimet për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës dhe planin e veprimit, për vitin 2010.
Përfaqësues të MEF-it sqaruan se gjatë vitit 2009 janë mbajtur takime të rregullta me auditor të brendshëm dhe janë diskutuar çështje për ngritjen e cilësisë së auditimit të brendshëm. “Gatë vitit 2009 kemi një rritje të akterëve që kontribuojnë në efikasitetin e auditimit të brendshëm. Gjithashtu, ka pasur edhe rritje të auditimeve të kryera për 23. 9 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Gjatë vitit 2009 po ashtu janë realizuar gjithsejt 360 auditime”, kanë bërë të ditur përfaqësues të MEF-it dhe Njësisë Qendrore Harmonizuese.
Pas një diskutimi të gjerë rreth raportit, anëtarët e Komisionit e aprovuan atë. Ndërsa, u kërkua që të përmbushen kushtet për funksionalizim sa më të plotë të auditorit të brendshëm nëpër organizata buxhetore. “Kërkojmë nga strukturat qeverisëse që të krijohen kushte, me theks të veçantë në pavarësinë e auditorit të brendshëm”, theksoi Shatri.
Pikë e rendit të ditës të kësaj mbledhje ishte edhe shqyrtimi i Pasqyrave Financiare, si dhe i raportit të Auditorëve të Pavarur të RTK-së, për vitin 2009, raport që ngjalli shqetësime nga ana e anëtarëve të Komisionit, sikurse edhe mosprezenca e përfaqësuesve të RTK-së dhe e Auditorit të Përgjithshëm, ndaj kjo pikë e rendit të ditës mbeti të diskutohet në një mbledhje tjetër të radhës.