Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 01.06.2010




Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi z. Sadik Idrizi, kryetar i Komisionit ka mbajtur sot mbledhjen, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për punë.

Në mbledhjen e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit nga OSBE-ja dhe KDI-a.

Në të njëjtën, pas shqyrtimit të Projektligjit të lartpërmendur, anëtarët e Komisionit u pajtuan që i njëjti, në parim të pranohet, por kishin edhe disa vërejtje dhe atë, para së gjithash, në pjesët ku bëhet fjalë për koston vjetore të këtij Ligji, në pjesën e pushimeve të lehonisë.

Në vazhdim të punës së Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar edhe Projektligjin për grevat dhe Projektligjin për produktet dhe pajisjet medicinale.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale