Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 07.06.2010
Raporti i Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2009, nuk ka marrë sot mbështetjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës. Në mbledhjen e kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, anëtarët e Komisionit kanë dhënë një sërë vërejtjesh rreth raportit të prezantuar, si dhe procesit zgjedhor në tërësi, problemet dhe sfidat e të cilit, siç u tha, nuk janë paraqitur në këtë raport.
Anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, i cili prezantoi raportin, duke bërë një përmbledhje të të gjithë aktiviteteve të KQZ-së, theksoi se gjatë vitit 2009 janë nxjerrë 64 vendime, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për zgjedhje, certifikimin e organizatave që kanë bërë vëzhgimin e zgjedhjeve, certifikimin e vëzhguesve të partive politike etj. Në organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve, sipas Burjanit, janë ndërmarrë një varg aktivitetesh, me marrjen e një numri shtesë prej rreth 600 punëtorëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e implementimit të zgjedhjeve. Burjani tha se KQZ ka certifikuar 74 subjekte politike për zgjedhjet lokale të vitit 2009, ndërsa ka ndërmarrë një varg projektesh në sensibilizimin e opinionit për pjesëmarrje në zgjedhje, pastrimin e listave të votuesve, mundësimin e votimit për personat me aftësi të kufizuara etj. Përfaqësuesi i KQZ-së foli edhe për ndihmën që iu është dhënë nga mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë.
Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, duke u shprehur të pakënaqur me raportin e prezantuar, i cili u vlerësua më tepër si informatë e shkurtër, potencuan një varg vërejtjesh rreth tij, duke numëruar disa probleme që e kanë përcjell procesin zgjedhor dhe të cilat nuk janë prezantuar në raport. Përkitazi më këtë, ata radhitën disa çështje, si: problematikën e listave zgjedhore, problemet nëpër vendvotime dhe argumentet rreth tyre, bazën ligjore të vendimeve të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), zbatueshmërinë e bazës ligjore në tërësi për procesin zgjedhor etj.
Duke dhënë sqarime rreth çështjeve të ngritura, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani dhe anëtari Blerim Burjani, theksuan se kompetencë e KQZ-së ka qenë organizimi i procesit zgjedhor, ndërsa baza ligjore, e cila, sipas tyre, ishte shumë konfuze, ka ndikuar që të krijohet e gjithë kjo rrëmujë zgjedhore. Ata thanë se ligji aktual nuk i plotëson standardet.
Duke kërkuar përfshirjen e të gjitha informacioneve të kërkuara në raport, Komisioni kërkoi kompletimin dhe prezantimin e tij brenda një afati dyjavor.
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan propozim-amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për minierat dhe mineralet, duke rekomanduar ndryshimin e dy amendamenteve, ndërsa proceduan për miratim në Kuvend Projektkodin e drejtësisë për të mitur.