Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 14.06.2010




Raporti i Punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2009, ka marrë sot përkrahjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, raportin e prezantoi drejtori i Institutit, Lavdim Krasniqi, i cili bëri një përmbledhje të punës dhe sfidave që e kanë përcjell këtë institut gjatë vitit të kaluar. Duke e vlerësuar raportin si të hartuar mirë, anëtarët e Komisionit e përkrahën atë njëzëri dhe e proceduan për në seancë plenare.

Komisioni përkrahu edhe propozim-amendamentet e Komisionit funksional në Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi