Lajmet e fundit

Vjen për vizitë në Kosovë grupi i Miqësisë Francë –Kosovë

, 14.06.2010




Prej datës 14 – 18 qershor 2010, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, delegacioni nga Parlamenti i Francës i kryesuar nga z. Christian Menard, Kryetar i Grupit ndërparlamentar të miqësisë Francë –Kosovë.

Agjenda e takimeve për pritjen e Delegacionit e Parlamentit të Francës në Kuvendin e Kosovës do të jetë si në vijim:

Data 15.6.2010:

09:45 Takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

(Mediet- Vetëm pamje)

14:00 Takim me anëtarët e Grupit ndërparlamentar të miqësisë Kosovë – Francë, të kryesuar nga z. Sabri Hamiti, kryetar i këtij grupi.

(Mediet- Vetëm pamje)

Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacion i francez i miqësisë me Kosovën do të ketë takime të veçanta edhe me presidentin Sejdiu, me kryeministrin Thaçi, me ministrin e Jashtëm, Hyseni, me përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, si dhe do të vizitojë Malishevën, Shtërpcën dhe Qendrën e Zyrës Evropiane në pjesën veriore të Kosovës.
Vjen për vizitë në Kosovë grupi i Miqësisë Francë –Kosovë