Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 15.06.2010
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nën kryesimin e kryetarit të ri, deputetit Fatmir Rexhepi, mbajti mbledhjen e radhës.
Kryetari Rexhepi, fillimisht përshëndeti anëtarët e komisionit duke shprehur bindjen e tij në një bashkëpunim të mirë dhe punë efektive nga të gjithë anëtarët. Më tej ai shtoi se, qëllimi i këtij takimi është që të njoftohet më për së afërmi me agjendën e realizuar të komisionit, duke theksuar nevojën e riformulimit të saj në harmoni me Rregulloren e re të Kuvendit. “Rregullorja e re, e cila sipas nenit 57 të saj parasheh që Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të jetë një ndër komisionet e përhershme, shtron nevojën që agjenda e paraparë deri më tash të pësojë ndryshime”, tha Rexhepi.
Me rekomandimin që plani i ri i punës t’i kushtojë rëndësi çështjeve, siç janë: të pagjeturit, dëgjimet publike në lidhje me shqetësimet e qytetarëve, vizitave nëpër burgje etj., komisioni formoi një grup punues për hartimin e një plan-pune, i cili do të diskutohet në mbledhjen e radhës.