Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 15.06.2010




Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese. Komisioni pasi shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet e Projektligjit për Inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Kuvendit.

Në vijim të mbledhjes, komisioni formoi një grup punues i cili do të përpilojë agjendën sipas së cilës ministrat e lëmenjve përkatës do të raportojnë në komision.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...