Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Fehmiu

, 17.06.2010




Me rastin e vdekjes se aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu me këtë përmbajtje:“

E nderuara familje Fehmiu,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e aktorit të shquar, Bekim Fehmiu.

Vdekja e Bekim Fehmiut është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për mbarë kulturën shqiptare dhe më gjerë.

Vepra e tij, kontributi i tij në artin skenik dhe në atë filmik, janë dhe mbeten të një rëndësie të jashtëzakonshme, dëshmi e gjenisë së pafundme krijuese.

Shëmbëlltyra tij do të kujtohet vazhdimisht me respekt të veçantë. Ai ka qenë dhe do të jetë në memorien e kulturës si një aktor i pazëvendësueshëm.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta“.
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Fehmiu