Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 17.06.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi (një pjesë e saj u udhëhoq nga anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti e Ibrahim Gashi), ka miratuar në parim Projektligjin për qasje në dokumente publike dhe atë për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë.
Fillimisht, deputetët shtruan një varg çështjesh në pikën për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa pyetjeve të tyre iu përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar: zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Enver Hoxhaj, Ahmet Shala, Haki Demolli.
Duke e prezantuar Projektligjin për qasje në dokumente publike, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, theksoi se ky projektligj është hartuar duke u bazuar në strategjinë legjislative të qeverisë për vitin 2010 dhe është në harmoni me Kushtetutën dhe aktet juridike ndërkombëtare. Manaj theksoi se ky ligj plotëson zbrazëtirat e ligjit paraprak, avancon të drejtat e njeriut dhe ngrit transparencën.
Pasi mori përkrahjen e grupeve parlamentare, projektligji i miratua nga deputetët e Kuvendit, ndërsa komisionet përkatëse u ngarkuan për shqyrtimin e mëtejmë dhe amendamentimin e tij.
Projektligjin për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, ndërkaq, para deputetëve e prezantoi ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili tha se ky ligj ngrit sigurinë e qytetarëve të Kosovës në sistemin bankar dhe do të ndikojë në ngritjen e nivelit të depozitave nëpër bankat komerciale të Kosovës.
Deputetët e miratuan projektligjin, duke e konsideruar atë me rëndësi të veçantë në kuadër të kompletimit të kuadrit ligjor që rregullon fushën financiare.
Në vazhdim të seancës, pas një debati të gjerë, Kuvendi miratoi raportet e punës për vitin 2009, të Agjencisë Kosovare të Pronës, të Autoritetit të Aviacionit Civil, të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, me rekomandime të komisioneve funksionale.
Kuvendi shqyrtoi edhe kërkesën për lejimin e kompensimit për anëtarët e Bordit dhe personelin administrativ të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, me rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ndërkaq, në mungesë të kuorumit, e shtyu votimin për në seancën e ardhshme.