Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

, 18.06.2010




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëyqrjen e Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar, u shqyrtuan pasqyrat financiare dhe raporti i Auditorit të Pavarur, për Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.

Raporti në fjalë nuk kaloi pa kritika të anëtarëve të komisionit, megjithatë u theksua se mund të procedohet tutje.

Anëtarët e komisionit po ashtu kritikuan edhe mosprezencën e përfaqësuesve të ART-së në mbledhjen e komisionit.

Gjatë këtij takimi përfaqësues të Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit, Agjencisë Publike të Prokurimit dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, para anëtarëve të komisionit, kanë prezantuar përmbushjen e sfidave të dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian. Në këtë mbledhje temë diskutimi ishte edhe ridrafitimi i Ligjit të Prokurimit Publik.
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike