Lajmet e fundit
Një delegacion i Kosovës niset sot në një vizitë në Bruksel
, 21.06.2010
Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, niset sot në një vizitë zyrtare në Belgjikë, ku do të qëndrojë deri më 24 qershor. Delegacioni nga Kosova do të marrë pjesë në takimin e tretë ndërparlamentar- Parlamenti Evropian – Kosova, i cili do të mbahet më 22 dhe 23 qershor 2010, në Bruksel. Në përbërje të delegacionit të Kosovës do të jenë edhe Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,Sllobodan Petroviq, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi,Zylfije Hundozi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Berim Ramosaj, deputet,Xhezair Murati, deputet dhe shef i Grupit Parlamentar 7 +, Mehmet Hajrizi, këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të kryekuvendarit Krasniqi, Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe Lirak Çelaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës.