Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Mandate…

, 21.06.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Hydajet Hyseni-Kaloshi, u miratua Raporti për zbatimin e masave të Planit të Veprimit lidhur me rekomandimet e Raportit te Progresit.

Duke analizuar raportin, anëtarët e komisionit thanë se, Rregullorja e Re është e harmonizuar me dispozitat kushtetuese, ndërkaq, betimi i deputetëve duhet bërë praktikë në të ardhmen, u tha në komision.

Në vijim të mbledhjes, komisioni shqyrtoi praktikat parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Në lidhje me këtë, komisioni vendosi që t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit që: deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare të bëhen: në fund të seancës plenare, pas pauzës së drekës ose të thirret seancë e veçantë për këtë pikë.
Nga mbledhja e komisionit për Mandate…