Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport

, 21.06.2010




Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës dhe i Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane ishin dy tema bosht të mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit.

Përkitazi me Programin Kombëtar të Shkencës në debat u theksua se ky është një program që plotëson të gjitha standardet, duke përfshirë të gjitha temat përkatëse nga lëmi i shkencës. Qeveria e Kosovës është duke mbështetur Këshillin Kombëtar të Shkencës në realizimin e sfidave që shtrohen para tij. Ajo tashmë ka siguruar një milionë euro për mbështetjen e këtij Këshilli, ndërsa pritet që me një ritëm të këtillë ta përkrahë edhe më. Këshilli Kombëtar i Shkencës aktualisht ballafaqohet me vështirësi sa i përket sigurimit të ambienteve të punës, ndaj anëtarët e Komisionit rekomandojnë që në këtë aspekt të bëhet më shumë në mënyrë që këtij Këshilli t’ i sigurohen ambiente përkatëse të punës. Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij Programi në Kuvend.

Komisioni shqyrtoi edhe disa nga detyrat më të ngutshme lidhur me sendërtimin e sfidave që shtrohen para Komisionit dhe ministrive përkatëse nga Plani i Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane.
Mbledhja e Komisionit për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport