Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 22.06.2010




Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u rishqyrtua Projektligji për Miniera dhe Minerale.

Me rekomandim të komisionit për Buxhet dhe Financa dhe të atij për Legjislacion dhe Gjyqësi që amendamentet 53, 62 dhe 63 të Projektligjit për Miniera dhe Minerale të rishikohen, komisioni në mbledhjen e sotme edhe një herë i shqyrtoi ato.

Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues dhe vërejtjet e dhëna nga komisionet përkatëse, vendosi që të tri amendamentet, ashtu si kanë qenë të propozuara më parë nga komisioni, të procedohen në seancë plenare sipas Rregullores së Kuvendit.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...