Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 23.06.2010




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Njomza Emini, nënkryetare, u shqyrtua Projektligji për Ripranim.

U rekomandua se rregullat dhe procedurat për ripranim të një personi, i cili është shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj, i cili nuk përmbush kushtet në fuqi për hyrje apo qëndrim në territorin e shtetit kërkues, nuk janë të rregulluara në nivel të Bashkimit Evropian, respektivisht nuk ka ndonjë akt normativ i BE-së që rregullon çështjen në fjalë. Është në kompetencë të shteteve anëtare të BE-së që brenda juridiksionit të tyre të rregullojnë çështjen në fjalë, u tha gjatë këtij takimi.

Anëtarët e komisionit konstatuan se projektligji në fjalë nuk cenon parimet e përgjithshme të acqui communautaire dhe standardet ndërkombëtare, ndaj ky projektligj mund të procedohet më tej.
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane