Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 24.06.2010
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi propozim Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për sfidat e raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, Projektligjin për Administratën Shtetërore, si dhe Raportin e Komisionit për Buxhet në Projektligjin për KPMK-në. Pas vërejtjeve dhe propozimeve Komisioni përkrahu Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për sfidat e raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, si dhe përkrahu amendamentet në Projektligjin për Administratën Shtetërore dhe të Projektligjit për KPMK-në.