Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate ...
, 30.06.2010
Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Hydajet Hyseni – Kaloshi, ka diskutuar rreth një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë rreth seancave plenare dhe kushteve të punës së deputetëve. Ndër të tjera, Komisioni ka ngritur çështjen e betimit të deputetëve të rinj të Kuvendit, si një çështje me rëndësi, si dhe ka diskutuar rreth alternativave në kuadër të funksionalitetit të mëtejmë të punës në Kuvendin e Kosovës.