Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut...
, 30.06.2010
Duke paraqitur raportin e punës për periudhën 1 korrik 2008- 31 dhjetor 2009, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione tha se, gjatë hartimit të raportit është përpjekur të bëjë një analizë reale që i përgjigjet realitetit në Kosovë.
Në vijim të mbledhjes, Kurteshi njoftoi anëtarët e komisionit se institucioni që ai udhëheq, gjatë vitit të kaluar ka pranuar mbi 2000 kërkesa nga qytetarët për shkelje të të drejtave të tyre, nga të cilat 30% kanë pasur epilog pozitiv në favor të ankuesve.
Kryetari i Komisionit Fatmir Rexhepi, pasi falënderoi Kurteshin për bashkëpunimin që ka treguar institucioni i Avokatit të Popullit, e njoftoi atë për angazhimin e Komisionit në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit që treguan anëtarët e komisionit gjatë debatit, Kurteshi tha: ”Kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuara, është kategoria më e diskriminuar, veçanërisht në rastet kur ka të bëjë me punësimin e tyre”. Po ashtu, sipas tij, disa herë kanë qenë evidente edhe cenimi i privatësisë (arrestime të përcjella me kamerë, përgjimi i telefonave në mënyrë të paautorizuar) dhe moszbatimi i formës së prerë të vendimeve nga gjykata, që përbëjnë shkelje të të drejtave të garantuara. Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesimit të Komisionit për rastin Kiçina, ai tha se, rasti është në procedurë ligjore dhe është jashtë mandatit të Avokatit të Popullit.
Në fund, Komisioni vendosi që raporti i Avokatit të Popullit të procedohet në Kuvend, duke i rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të shqyrtojë mundësinë që në seancë të jetë prezent edhe Avokati i Popullit.
Në këtë mbledhje Komisioni miratoi edhe amendamentet e Projektligjit për Inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese, në fushën e të drejtave të njeriut.