Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 06.07.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe përkrahur sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe ia ka paraqitur Kuvendit raportin me rekomandime.
Anëtarët e Komisionit përkrahën edhe Projektligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, rreth të cilit foli drejtori i saj, Behxhet Haliti. Duke e cilësuar si të domosdoshëm ndryshimin e këtij ligji, Haliti tha se ai është në harmoni me zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e mekanizmave përkatës ndërkombëtarë.
Komisioni diskutoi edhe rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.
U përkrahën, ndërkaq, Projektligji për Inspektoratin e Tregut dhe Mbikëqyrjen Inspektuese dhe Projektligji për Konfliktet Administrative, me raportet dhe amendamentet e komisioneve përkatëse funksionale.
U raportua lidhur me shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjeve, që janë në procedurë të shqyrtimit në komision: Projektligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Projektligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga kryetari Gani Koci, u shqyrtuan edhe raportet e Komisionit nga vizitat studimore në Slloveni dhe Gjermani.