Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 05.07.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Sanije Aliaj – nënkryetare e parë e Komisionit, u shqyrtuan pesë projektligje: P/ligji për Këshillin e Pvarur Mbikëqyrës të Kosovës me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, P/ligji për grevën me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale me amendamente, P/ligji për Avokatin e popullit me Raportin e komisionit funksional- Komisionit Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, P/ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtmedhe Shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës nr.03/L-207, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Punë të Jashtme me amendamente, si dhe P/ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi me amendamente.

Pas debatitt gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të pesë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Ksoovës.

Përndryshe, qysh në fillim të kësaj mbledhje, anëtarët e Komisionit gjykuan sulmin e armatosur në deputetindhe njëherit kryetarin e këtij Komisioni, z. Miletiç, dhe morën vendim që për këtë sulm të armatosur, Komisioni të dalë me një Reagim zyrtar.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim