Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 06.07.2010




Komisioni për Shëndeësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idriz, në mbledhjen e sotme ku prezentoi edhe ministri i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Nenad Rashiç, i njoftoi anëtarët e Komisionit për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes nga ana e Qeverisë së Zvicrrës, e cila ka të bëjë me pagesën e pensioneve invalidore të qytettarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicërr, si dhe për përmbushjen e detyrave nga kjo Ministri në lidhje me Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime evropiane.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit , morën pjesë edeh përfaqësuesit e UNDP-së NDI-së dhe KDI-së.

Në vazhdim duke diskutuar për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes nga ana e Qeverisë së Zvicrrës që ka të bëjë me pensionet invalidore të atyre qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicërr, theksoi se deri më tani këto pensione rregullisht i kanë marrë gjithsej 300 qytetarë, por për shkak të disa parregullsive, keqpërdorimit nga disa shfrytëzues të këtyre pensioneve invalidore dhe për shkak të disa kërcënimeve ndaj të punësuarve në agjencinë e Zvicrrës, të cilët e kanë bërë mbikëqyrjen e zbatimit konsekuent dhe marrjen e këtyre pensioneve (këto janë arsyetime të Qeverisë së Zvicrrës), Qeveria e Zvicrrës njëanshëm e ndërpreu Marrëveshjen dhe më nuk ua paguan mjetët shfrytëzuesve të këtyre pensioneve invalidore. Ministri Rashiç në vazhdim theksoi se ai përsonalisht këtë problem ta bisedojë me përfaqësuesit e Qeverisë zvicërrane , por ata nuk kanë treguar vullnet të takohen me te, dhe vetëm i kanë premtuar se ndoshta në shtator dikush prej Qeverisë së Zvicrrës do të ketë mundësi t’i pranojë dhe të bisedojnë për këtë problem të hidhur. Z, rashiç apeloi edhe te anëtarët e Komisionit që, nëse gjejnë ndonjë mënyrë, të ndihmojnë në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për dalje nga kjo situatë mjaft e rëndë, në mënyrë që qytetatrët tanë të ciltë kanë punauar dhe i kanë përmbushur kushtet pension invalidor, të njëjtin ta gëzojnë pa kurrfarë problemi.

Përndryshe, ministri Rashiç në vazhdim të mbledhjes foli edhe për punën e Minsitrisë në përmbushjen e detyrave në lidhje me Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime evropiane.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe P/ligjin për produktet dhe pajisjet mjekësore.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale