Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 07.07.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, me ç‘rast u caktua referuesi i këtij projektligji.

Gjatë këtij takimi po ashtu u shqyrtua edhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës. Kryetari i këtij komisioni theksoi se është i kënaqur me dokumentin në fjalë, duke theksuar se anëtarët e komisionit duhet të japin maksimalisht kontributin e tyre gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie.

Tutje, anëtarët e komisionit kanë shfaqur kënaqësinë e tij edhe rreth bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, duke sqaruar se përfaqësues të PK-së iu janë përgjigjur me shkrim dhjetë pyetjeve të komisionit lidhur me çështje të ndryshme.
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri