Lajmet e fundit
Dëgjim publik i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 13.07.2010
Qasja e qytetarëve në dokumentet publike ka qenë temë diskutimi në dëgjimin e sotëm publik të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, i kryesuar nga kryetari Esat Brajshori, i cili u mbajt në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për qasje në dokumentet publike. Sponsoruesit e ligjit, anëtarë të Komisionit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë diskutuar gjerësisht rreth përmbajtjes së tij, duke evidentuar disa të meta në nene të caktuara.
Përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit, njëherësh sponsores i këtij ligji, Besim Kajtazi, dha një pasqyrë të përmbajtjes dhe efekteve të këtij ligji. Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga anëtarët e Komisionit, ai tha se delegimit në Kuvend të këtij ligji, i ka paraprirë një debat me qytetarë nëpër komuna të Kosovës, dhe si i tillë, ngërthen në vete sfidat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës, si dhe përmbajtje të shumë dokumente të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Evropës. Ai tha se ky ligj përmban shkurtime të afateve për përgjigjen e organeve kompetente karshi kërkesave të qytetarëve për qasje në dokumentet publike.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile ngritën një sërë çështjesh që lidhen me përmbajtjen e neneve të caktuara, me theks të veçantë rreth rolit që i jepet Avokatit të Popullit, por edhe emërtimit të vet projektligjit.
Kryetari i Komisionit, duke e vlerësuar të frytshëm këtë dëgjim publik, potencoi gatishmërinë për të vazhduar bashkërisht punën në plotësimin e këtij ligji.