Lajmet e fundit
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, u takua me përfaqësuesit e shoqatave së Sindikatës së Pavarur të Kosovës
, 15.07.2010
Sot, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, delegacioni treanëtarësh i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i përbërë nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idriz, zëvendësja e parë zonja Rita Hajzeraj dhe anëtarja e Komisionit, zonja Nurishahe Hulaj, u takua me përfaqësuesit e shoqatave të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, me në krye z. Haxhi Arifi. Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi zyrtar i amendamenteve për P/ligjin e punës, hartuar nga SHSPK.
Duke u inkuadruar në bisedë, kryetari i SHSPK, z. Haxhi Arifi, përveç tjerash theksoi se përfaqësuesit e e Shoqatave të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, para hartimit të këtyre amendamenteve, kanë pasur një varg takimesh me faktorët relevant, para së gjithash si me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithashtu edhe me ekspertët e profileve të ndryshme, si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
Në vazhdim, z. Arifi theksoi se ky P/ligj, në një mënyrë, është themel i të gjitha ligjeve tjera dhe sipas përllogaritjës së SHSPK, i njëjti nuk është i shtrenjtë nëse kihet parasysh rëndësia e tij për të punësuarit e Kosovës. Në fund, z. Arifi tha se shpreson që Komsioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale- si komision funksional, do t’i marrë parasysh disa prej këtyre amendamenteve të hartuara dhe të dorëzuara nga SHSPK.
Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale iu falënderuan përfaqësuesve të shoqatave të Sindikatës së Pavarur të Kosovës për dorëzimin zyrtar të amendamenteve për P/ligjin e punës dhe theskuan se me kujdes të veçantë do të shqyrtohen të gjitha amendamentet e e bashkëngjitura nga ana e SHSPK. Ky komision, pa ngurrim, do t’i marrë të gjitha ato amendamente që ndihmojnë në përgatitjen sa më të mirë të këtij ligji, jo vetëm për anëtarët e organizatës sindikale, por për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës.