Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon homologun e tij Jozefina Topallin
, 18.07.2010
E nderuara zonja Topalli
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt.
Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndien dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.
Ju siguroj për konsideratat e mia më të larta.
Me respekt
Jakup Krasniqi