Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal
, 16.07.2010
Komisioni për Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga z. Esat Brajshori, kryetar, në mbledhjen e sotme për pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e Raportit të Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi për P/ligjin për administartën shtetërore dhe P/ligjin për kontestin administrativ.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe përfaqësuesi i KDI-së.
Në vazhdim, duke e shqyrtuar raportin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, për P/ligjin për administratën shtetërore dhe P/ligjin për kontestin administrativ, anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, nuk i miratuan arsyetimet e Komisionit për Legjislacion, për gjithsej 5 amendamente, por qëndruan në rekomandimet dhe amendamentet e veta, të cilat në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’i arsyetojnë për së afërmi.
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe P/ligjin për qasje në dokumentet publike.