Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 20.07.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i kryesuar nga kryetari , z. Sadik Idriz, sot mbajti mbledhje dhe debatoi për: ,,Gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Kosovës’’.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kabinetit, si dhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe KDI-së.
Në vazhdim, duke biseduar për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Kosovës, minsitri Bukoshi theksoi se gjendja është mjaft e rëndë, por pak më e mirë se më herët. Ministri Bukoshi theksoi se kjo Ministri është në përgatitje të Strategjisë për kapërcimin e kësaj gjendje të rëndë në shëndetësinë e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në mesin e prioriteteve, duhet të vendosë edhe gjendjen në shëndetësinë e Kosovës në tërësi. Bukoshi në vazhdim se kjo Ministri, në bashkëpunim me USAID-in, ka formuar një grup të punës, e cila do të përgatisë Projektligjin për sigurimin shëndetësor të Kosovës dhe pret se deri në fund të vitit ky P/ligj të jetë i gatshëm për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përndryshe, edhe P/ligji për produkteet dhe pajisjet mjekësore është i gatshëm dhe pritet që edhe ky P/ligj, në fillim të shtaorit, t’u dërgohet deputetëve për shqyrtim. Duke folur për prioritetet e kësaj Ministrie, Bukoshi përmendi rregullimin e Statutit të Spitalit Klinik Universitar të Kosovës, stabilizimin e furnizimit me barëra nga lista prioritare, ndërtimin e e një spitali rajonal në Prishtinë, fillimin e punës së Spitalit Kirurgjik Kardiovaskular në Prishtinë, formimin e bazës unike të të dhënave për tërë Kosovën etj.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, për ministrin Bukoshi, parashtruan shumë pyetje si p.sh. çka ka ndërmarrë konkretisht kjo Ministri në decentralizimin e furnizimit me barëra nga lista prioritare, çka po ndërmerret për nxitjen e punës në Spitalin Kirurgjik Kardiovaskular dhe në Klinikën Onkologjike në Prishtinë, si dhe për rritjen e numrit të inspektorëve të shëndetësisë dhe shumë pyetje tjera.