Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 19.07.2010
Në mbledhejn e sotme, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga nënkryetarja e parë, zonja Sanije Alijaj, shqyrtoi tri projektligje: P/ligjin për gjykatat me Raportin e komisionit funksional- Komisionit Legjislacion e Gjyqësi, me amendamente; P/ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente; si dhe P/ligjin për produktet dhe pajisjet mjekësore, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe mirëqenie sociale, me amendamente.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komsionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, doli edhe me një Reagim. Në këtë Reagim thuhët:
Reagim
Komisioni për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim në mbledhjen e mbajtur me 19.07.2010, ka analizuar informatën lidhur me punën e Komisionit, i cili ka dalë nga takimi i kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, me kryetarët e Komisioneve Parlamentare, të mbajtur me datën 15.07.2010.
Në cilësinë e Komisionit të përhershëm dhe kryesor, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka shqyrtuar dhe ka bërë vlerësimin e amendamenteve të Projektligjeve, të cilat janë proceduar nga Parlamenti i Kosovës, për të cilat ka hartuar Raporte me rekomandime për tu miratuar në Kuvend. Me këtë rast vlen për të theksuar se deri tani asnjë amendament i Projektligjeve të proceduar në këtë Komision nuk prekin të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Puna e Komisionit nuk ngecë por shkon paralel me punën e komisioneve tjera Parlamentare, edhe pse çdo herë ka vend për punë më efektive.
Në procesin e procedimit të Projektligjin për Shitjen e Banesave, ku Ekziston e Drejta Banesore, Komisioni gjatë shqyrtimit të amendamenteve ka konstatuar se P/ligji nuk rregullon në mënyrë adekuate të drejta dhe interesat e komuniteteve, sa i përket kësaj fushe. Për këtë arsye, komisioni në bashkëveprim me ICO-në dhe OSBE-në, ka kërkuar angazhimin e ekspertit nga Komisioni Evropian, për përkrahje profesionale nga fusha e pronësisë, ku së shpejti edhe kjo çështje do të rregullohet.
Gjithashtu, sa i përket vërejtjes për prolongimin e miratimit të amendamenteve të P/ligjit për Dekoratat të Presidentit, Komisioni zyrtarisht ka marrë informatë nga kryetari i këtij Komisioni, se projektligji është kthyer për ndryshim dhe plotësim sponzoruesit.