Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 23.07.2010




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ka vendosur që sot, Kuvendi të mbajë një seancë të veçantë, për miratimin e një deklarate në përkrahje të opinionit të djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kryesia vendosi, ndërkaq, që vazhdimi i seancës së djeshme, i planifikuar për sot, të mbahet të hënën, ndërsa seanca e së hënës të shtyhet për të martën.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit