Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Sadik Idriz, priti homologun e tij nga Republika e Bullgarisë, z. Vanyo Evgeniev Sharkov

, 22.07.2010




Kryetari i Komsiionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Sdaik Idriz, sot priti kryetarin e Komisionit për Shëndetësi,, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të Republikës së Bullgarisë, z. Vanyo Evgeniev Sharkova.

Me këtë rast, z. Idriz Sadik, në pika të shkurtëra, homologun nga Republika e Bullgarisë, e njoftoi për punën e gjithëmbarshme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe për aktivitetet e fundit në kuadër të amendimit të P/ligjit të punës. Në vazhdim, z. Idrizi theksoi se në fund të viti të kaluar, si delegacion i këtij Komisioni, patëm rastin të vizitojmë Republikën e Bullgarisë, përkatësisht Kuvendin, Ministrinë e Shëndetësisë dhe disa institucione tjera shtetërore dhe se nga kjo vizitë kemi përfituar mjaft përvoja, se si një vend në transicion e ka rregulluar gjendjen në lëmin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Në fund, kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Sadik Idriz, shprehu vullnetin që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi gjithëpërfshirës në mes këtyre komisioneve dhe të mbërrijë nivel edhe më të lartë dhe në lëmin e legjislacionit, përkatësisht në fushat që i përkasin shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, kolegët nga Republika e Bullgarisë të na ofrojnë ndihmë të nevojshme.

Duke e marrë fjalën në këtë takim, kryetari i Komisionit për Shëndetësi pranë Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, z. Vanyo Evgeniev Sharkov, theksoi se Komisioni të cilin e udhëheq, por edhe institucionet tjera shëndetësore dhe sociale janë të gatshme të bashkëpunojnë në të gjitha këto fusha me kolegët nga Kosova. Ai në vazhdim theksoi se ata janë të gatshëm t’i bartin përvojat e veta dhe të ndihmojnë për përgatitjen sa më të mirë dhe amendimin e P/ligjit të punës, P/ligjit të shëndetësisë. P/ligjit të sigurimeve shëndetësore dhe P/ligjit për produktet dhe pajisjet mjekësore.
Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Sadik Idriz, priti homologun e tij nga Republika e Bullgarisë, z. Vanyo Evgeniev Sharkov