Lajmet e fundit
Konferencë për shtyp e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosvës, zotit Jakup Krasniqi për veprimtaritë e Kuvendit gjatë sesionit pranveror të vitit në vijim, janar-korrik 2010
, 28.07.2010
Gjatë sesionit pranveror të këtij viti, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar intensivisht aktivitetin ligjvënës në përmbushje të Strategjisë legjislative të Qeverisë dhe Programit të Punës së Kuvendit për vitin 2010. Nga 73 projektligje të parapara, janë parashtruar 50, janë miratuar 42, janë shpallur 38, kurse në ripunim janë kthyer 3 dhe në procedurë janë 36 projektligje. Janë mbajtur 32 dëgjime publike dhe tri debate në fusha të ndryshe. Në seancat e këtij sesioni pati 199 pyetje parlamentare, 7 mbikëqyrje parlamentare për zbatimin e ligjeve dhe 29 peticione e ankesa publike.
Gjatë periudhës raporuese janë mbajtur 25 mbledhje të Kryesisë, 22 mbledhje plenare dhe 273 mbledhje të Komisioneve parlamentare.
Komisionet funksionale e kanë përfunduar shqyrtimin edhe të pesë projektligjeve. Komisionet parlamentare në cilësinë e komisionit funksional, gjatë periudhës janar-korrik 2010, kanë shqyrtuar 58 projektligje dhe 40 të tjera në cilësinë e komisionit të përhershëm, kanë përgatitur 46 raporte për punën e organeve të pavarura, kanë shqyrtuar 29 peticione dhe ankesa publike, kanë mbajtur 71 takime të grupeve punuese, kanë organizuar 15 vizita jashtë vendit dhe 15 të tjëra brenda vendit.
Gjatë këtij viti administrata e Kuvendit (personeli, shërbimi i financave, shërbimet teknike-administrative, mirëmbajtja, transporti) e ka vazhduar përmirësimin e shërbimeve për mbarëvajtjen e përgjithshme të punëve.
Në Kuvend, pas renovimeve dhe sanimeve të ambienteve në ndërtesë, janë krijuar kushte më të mira për punë, është përmirësuar cilësia e punëve, nëpërmjet të trajnimeve profesionale, vizitave studimore, plotësimeve dhe ndryshimeve të rregulloreve të brendshme, rekrutimit të personelit të ri për mbështetje komisioneve, publikimit të doracakëve për punë të komisioneve etj.
Përmirësimit të kushteve të punës i kanë kontribuuar edhe sistemimi i komisioneve parlamentare në zyre dhe rritja e numrit të zyrtarëve që mbështesin punën e komisioneve, rregullimi dhe renovimi i sallave të punës, shërbimi më i mirë i TI, sistemimi më racional dhe më efektiv i administratës në zyre etj. Në këtë vit janë planifikuar edhe renovimi i dy anekseve në ndërtesë, me të cilat do të krijohen hapësira për punë, si për deputetët ashtu edhe për administratën.
Gjatë 6 mujorit të parë vitit 2010 në administratën e Kuvendit është rritur kapaciteti i burimeve njerëzore, duke rekrutuar 11 ose 7,7 % të zyrtarëve të fushave të ndryshme në përkrahje dhe mbështetje profesionale komisioneve parlamentare të Departamentit për çështje ligjore dhe procedurale.
Tani kjo Administratë numëron 153 zyrtarë dhe nëpunës në detyrë të kryerjes së funksionit. Janë paraparë për ketë vit që të punësohen edhe 10 të tjerë, në pjesën teknike të administratës.
Kuvendin e Kosovës gjatë këtij sesioni kanë vazhduar ta mbështesin OSBE (komisionet parlamentare dhe administratën, me pajisje teknike dhe vizita studimore), NDI (komisionet parlamentare dhe administratën, me vizita studimore, hartimin e Rregullores se Punës së Kuvendit, doracakut për punën e komisioneve, trajnime, vizita studimore), USAID (komisionet parlamentare), UNDP (komisionet parlamentare, me ekspert, ekipi për OZHM), GTZ (Komisionin për Buxhet dhe Financa, me ekspertë dhe vizita studimore), KE, DCAF (Komisionin për Siguri).
Gjatë muajve në vijim administrata ka para vetës objektiva si procedimi për miratim në Kryesinë e Kuvendit të draft Rregullores së re për Organizimin dhe përgjegjësitë e administratës, vazhdimi i punëve në renovimin e ndërtesës se Kuvendit (fasadimi i jashtëm i ndërtesës, renovimi i anekseve, renovimi e parkingjeve dhe hyrjeve nga ana lindore dhe perëndimore), zbatimi i Planit vjetor të punës së Kuvendit, regrutimi i nëpunësve civilë për plotësimin e vendeve të lira, funksionimi më efikas i administratës, hartimi dhe miratimi i Planit të Zhvillimit të Administratës së Kuvendit etj.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë ka realizuar pesë vizita zyrtare jashtë vendit.
Nga 31 janar deri më 6 shkurt 2010 me ftesë të Shoqatës Parlamentare të Comonëelthit Britanik, Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka marr pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare mbi Ndërtimin e Paqes: Trajtimi i dobësive të shtetit që është mbajtur në Londër dhe në Belfast. Gjatë kësaj vizite Kryetari i Kuvendit të Kosovës përpos takimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Comonëelthit në takim të veçantë është pritur nga Z. John Bercoë Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik dhe nga Kryetari i Kuvendit të Irlandës Veriore Z. William Hey.
Nga 7 deri më 10 prill 2010, me ftesë të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit ka marr pjesë në Forumin Politik për Perspektivën e Ballkanit. Gjatë kësaj vizite Kryetari i Kuvendit përpos pjesëmarrjes në Forumin Politik, është pritur në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, nga znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nga Kryeministri, z. Sali Berisha, nga Ministri i Jashtëm, z. Ilir Meta dhe nga lideri i opozitës, z. Edi Rama.
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, znj. Tsetska Tsacheva, nga 21 deri më 23 prill 2010, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka vizituar Republikën e Bullgarisë. Gjatë kësaj vizite përpos takimeve me Homologen Tsacheva Kryetari Krasniqi është pritur edhe nga Kryeministri i Bullgarisë, z. Bojko Borisoë dhe nga Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, z. Trajko Trajkov.
Nga 24 deri më 27 maj 2010 me ftesë të zotit Jassim Mohammad Al-Kharafi, Kryetar i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kuvajt. Gjatë kësaj vizite Kryetari Krasniqi përpos takimit me homologun e tij në takime të veçanta është pritur nga Emiri i Kuvajtit z. Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe nga Kryeministri i Kuvajtit Z. Sheikh Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah.
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, në përbërje të të cilit kanë qenë zëvendëskryeministri Kuqi, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë, ka marrë pjesë në Takimin e Tretë Ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova që është mbajtur me 22 dhe 23 qershor 2010 në Bruksel.
Gjatë kësaj vizite në Bruksel, Kryetari i Kuvendit, në takime të ndara, është pritur edhe nga zëvendëspresidenti i parë i Parlamentit Evropian z. Giovanni Pittella dhe nga zëvendëspresidenti i dytë, z. Miguel Angel Martinez Martinez.
Janë realizuar gjithashtu rreth 40 vizita jashtë vendit, me karakter pune ose studimi, të deputetëve të Kuvendit.
Në periudhën janar – qershor 2010, për hir të vizitave të personaliteteve ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka organizuar katër seanca solemne, në të cilat deputetëve dhe të pranishmëve u janë drejtuar: Z. Stjepan Mesiæ, president i Republikës së Kroacisë (8 janar 2010), z. Bernard Kouchner, ministër i Punëve të Jashtme i Francës (1 mars 2010), z. Franco Frattini, ministër i Punëve të Jashtme i Italisë (28 prill 2010) dhe z. Tony Blair, ish kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar (9 korrik 2010).
Në takime të veçanta, kryetari i Kuvendit të Kosovës në këtë periudhë ka pritur personalitete dhe delegacione, si: Një grup studentësh nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins-SAIS, nën udhëheqjen e profesorëve Ëilliam Zartman dhe Terrence Hopmann (18 janar 2010), z. Thomas Kossendey, sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë (11 shkurt 2010). z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë (15 shkurt), z Earl Pomeroy, kongresist Amerikan (16 shkurt), z. Stefano Stefani, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Italian (1 mars 2010), z. Bernard Kouchner, ministër i Punëve të Jashtme i Francës (1 mars 2010), z. Antonio Milošovski, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë (15 mars). Delegacioni i Komisionit për Punë të Brendshme të Bundestagut Gjerman, i prirë nga z.Gunter Baumann (13 prill 2010). Znj. Jane Armitage, drejtoreshë Regjionale e Bankës Botërore, (14 prill 2010), z. Khalid A.Rashed AL MUALLA, Ambasador jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovë (27 prill 2010), z. Franco Frattini, ministër i Jashtëm i Italisë (27 prill 2010), z. Hasim Kiliç, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë (6 maj 2010), Grupin e Miqësisë me Kosovën nga Parlamenti Francez, i kryesuar nga Christian Menard, kryetar i Komitetit Francez-Kosovar për Partneritet, (15 qershor 2010), Komisionin mbi të ardhmen e Sigurisë dhe aftësive të mbrojtjes nga Asambleja Parlamentare e NATO-s (21 qershor 2010) etj.
Në kuadër të aktiviteteve përfaqësuese të Kuvendit të Kosovës në periudhën janar – qershor 2010 është realizuar edhe Java e Kuvendit. Në muajin mars 2010 janë realizuar gjashtë vizita në Kuvendet Komunale të Kosovës: Ferizaj ( 15 mars), Lipjan (19 mars), Vushtrri (22 mars), Podujevë (24 mars), Gjakovë (26 mars), Graçanicë (30 mars). Gjatë vizitave në kuvendet komunale, kryetari i Kuvendit të Kosovës i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë kanë zhvilluar takime me kryetarë të komunave, këshilltarë komunalë dhe me qytetarë.
Ka vazhduar bashkëpunimi i frytshëm edhe me shoqërinë civile, nëpërmjet të pjesëmarrjes së saj në monitorimin e Kuvendit, në debate publike, në punën e komisioneve dhe në takimet me kryetarin e Kuvendit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe gjatë këtij sesioni pranveror të Legjislaturës III ka vazhduar të kultivojë raporte të mira me medien e shkruar dhe elektronike. I përkushtuar për transparencë të institucioneve të Kosovës, Kuvendi ka qenë shumë i hapur për përfaqësuesit e medieve.
Pos transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave të Kuvendit nga Radiotelevizioni publik (RTK) (zakonisht deri në orën 17, kurse nëse seanca zgjatë edhe pas kësaj ore, xhirimet transmetohen në orët e mesnatës). Puna e komisioneve parlamentare ka qenë e hapur për gazetarë (pos kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit ose privatësinë e individëve).
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun i ka njoftuar rregullisht mediet për aktivitetet e pritshme në Kuvend, si për seancat e rregullta, ato të jashtëzakonshmet dhe solemnet, për mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e Komisioneve, dëgjimet publike, për takimet protokollare në Kuvend ose për vizitat në botën e jashtme, si dhe për aktivitete të ndryshme të kuvendarëve të Kosovës në vendbanime të ndryshme të Kosovës, si për Javën e Kuvendit etj.
Në Kuvend janë organizuar dhjetëra konferenca shtypi për kryetarin e Kuvendit, për anëtarët e tjerë të Kryesisë, për kryetarë komisionesh parlamentare dhe për deputetë të tjerë. Kryeparlamentari, por edhe anëtarët e Kryesisë janë prononcuar rregullisht pas çdo takimi të Kryesisë së Kuvendit.
Për të gjitha aktivitetet në Kuvend, pos që janë njoftuar mediet, Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun çdo herë ka përgatitur edhe komunikata zyrtarë për këto aktivitete. Në ueb-faqen e Kuvendit në Internet publikohen procesverbalet nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, procesverbalet nga mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe transkriptet e seancave plenare të Kuvendit.
Në ueb-faqen e Kuvendit publikohen projektligjet që vijnë në Kuvend për miratim, ligjet e miratuara nga Kuvendi, si dhe rezultati i votimit elektronik në Kuvend (kush si ka votuar) për ligjin e dhënë apo ndonjë çështje tjetër me rëndësi.
Në funksion të ngritjes së transparencës së punës së legjislativit të vendit publikohet revista “Kuvendi” në shqip, në serbisht dhe në turqisht. Pos materialeve për punën e përditshme të mekanizmave të Kuvendit, në revistë rregullisht publikohen edhe pyetjet parlamentare, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun ka përgatitur dhe ka arritur të botojë tri publikime: “17 Shkurti – Dita e Pavarësisë”, “Dy vjet të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” dhe “Fjalime dhe deklarata të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi” .
Zyra për media e marrëdhënie me publikun u përgjigjen rregullisht pyetjeve të qytetarëve për çështje që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit, me miratimin dhe zbatimin e ligjeve, me rrugët institucionale të realizimit të drejtave të tyre etj. Në funksion të përmbushjes së këtij obligimi, është pranuar një punonjës përgjegjës për marrëdhënie me (qytetarë) publikun.
Zyra i shoqëron grupe të ndryshme qytetarësh, grupe të ndryshme të organizuara studentësh, nxënësish të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore si dhe grupe fëmijësh parashkollorë, që e vizitojnë Kuvendin, si dhe jep shpjegimet e nevojshme për organizimin, përbërjen dhe punën e Kuvendit të Kosovës.