Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit
, 10.08.2010
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiut Naim Tërnava.
Në telegram thuhet:
“I nderuar z. Tërnava
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta Juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës. Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes qytetarëve në Republikën e Kosovës”.