Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Kasniqi , mbajti një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare
, 01.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare, temë themelore e së cilës ishte përshpejtimi procedurës së miratimit të ligjeve sipas kërkesës së Kryesisë së Kuvendit dhe në funksion të përmbushjes së obligimeve që dalin edhe nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian.
Kryekuvendari Krasniqi në fillim theksoi se para komisioneve parlamentare dhe Kuvendit shtrohen detyra për realizimin e dinamikës së shqyrtimit dhe miratimit të 27 projektligjeve deri në fund të shtatorit, nga të cilat dy tashmë janë miratuar,5 janë në procedurë, ndërsa 20 kanë kaluar në lexim të parë. Në këtë mbledhje kryetarët e komisioneve funksionale raportuan hollësisht se në cilën fazë të shqyrtimit janë këto projektligje, duke u zotuar se do të angazhohen që sa më shpejt ato të procedohen për miratim në Kuvend. Me këtë rast u theksua se është e nevojshme një harmonizim e bashkërendim më i madh ndërmjet komisioneve.