Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë në inaugurimin e shkollës fillore” Abdyl Frashëri” të Prizrenit
, 03.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë në inaugurimin e ndërtesës shkollore” Abdyl Frashëri” të lagjes Ortakoll të Prizrenit. Në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, kryetari i Komunës, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, si dhe nxënës e qytetarë të shumtë, foli kryekuvendari Krasniqi. Duke përgëzuar të pranishmit, kreu i legjislativit të vendit, Jakup Krasniqi tha:” Është privilegj që gjendem sot në Prizren. Ndiej privilegj se gjendem në këtë përurim pikërisht në fillim të vitit të ri shkollor. Ky vit për nxënësit e kësaj shkolle po fillon me një objekt të ri dhe modern”.Në vazhdim të fjalës së tij, kryeparlamentari Krasniqi shprehu bindjen se sot më të lumturit janë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, sepse ata do të zhvillojnë procesin mësimorë në kushte shumë më të mira. Në vijim ai shtoi se ndihet i lumtur që qyteti i Prizrenit po shënon të arritura nga dita në ditë. Këtë e dëshmon edhe fakti se Universiteti i dytë publik i Kosovës do të jetë në Prizren. Duke përmbyllur fjalën e tij ai u uroi të pranishmëve objektin e ri me këto fjalë:” Urime shkolla e re, paçi fat për të zënë dije, për t’i shërbyer familjeve tuaja, popullit dhe vendit tuaj”.
Para se të fillojë përurimi, Ramadan Muja bashkë me strukturat udhëheqëse të komunës organizoi një pritje për kryekuvendarin Krasniqi.
Para se të fillojë përurimi, Ramadan Muja bashkë me strukturat udhëheqëse të komunës organizoi një pritje për kryekuvendarin Krasniqi.