Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 03.09.2010
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi zonja Sanije Alijaj- nënkryetare e parë e Komisionit, u shqyrtuan katër projektligje : P/ligji për pengimin e shpërlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Buxhe e Financa me amendamente, shqyrtimi i P/ligjit për tatimin në pronën e palujtshme, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Buxhet e Financa me amendamente, shqyrtimin e P/ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.. 02/L-123, për shoqëritë tregtare, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente, si dhe P/ligjin për qasje në dokumentet publike nr.03/215, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie me amendamente.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komsionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komsionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në kuvendin e Republikës së Kosovës.