Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 07.09.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, ka formuar grupet punuese dhe ka caktuar ekspertët për amendamentimin e projektligjeve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për Prokurorin e Shtetit dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe amendamentet në Projektligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, të propozuara nga komisioni funksional, duke vlerësuar se ato mund të procedohen tutje në Kuvend, me përjashtim të dy syresh. U përkrahën edhe amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.