Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut…
, 07.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Fatmir Rexhepi, kryetar i komisionit, u përkrahën propozim amendamentet e Projektligjit për tatimin në pronën e paluajtshme të komisionit funksional , si dhe propozim amendamentet e komisionit funksional për Projektligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, nga aspekti i të drejtave të njeriut.
Anëtarët e komisionit kanë përkrahur edhe raportin me rekomandime të Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nga aspekti i të drejtave të njeriut.
Komisioni vlerësoi se në të gjitha amendamentet e propozuara nuk ka shkelje në fushën e të drejtave të njeriut, prandaj i rekomandon komisioneve funskionale dhe Kuvendit për procedim të mëtejmë.
Gjatë këtij takimi Komisioni po ashtu ka shqyrtuar dhe përkrahur amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për qasje në dokumentet publike, nga aspekti i të drejtave të njeriut, mirëpo anëtarët e komisionit kanë kërkuar dy ndryshime në amendamentet e këtij projektligji, meqë bien në kundërshtim me dispozitat ekzistuese.
Anëtarët e Komisionit pastaj kanë shqyrtuar tri peticione, ndërsa disa nga deputetët gjatë këtij takimi ngritën edhe disa çështje tjera me interes.
Më këtë rast ata kërkuan sqarime nga ministritë përkatëse rreth procedurës së aplikimit për pasaportë, përkitazi me certifikatën nën hetime, si dhe procedurën për regjistrimin e veturave, përkitazi me dokumentin e kërkuar, atë të pagesës së tatimit në pronë.