Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
, 07.09.2010
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhduan sot me mbledhjen e rregullt plenare të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, (një pjesë të seancës e kryesoi anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti), në të cilën shqyrtuan për herë të parë dy projektligje: Projektligjin për prokurimin publik dhe Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Projektligjin për prokurimin publik, e paraqiti ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Ministri Shala me këtë rast tha se ky projektligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e prokurimit. Më tej ai shtoi se për hartimin e këtij projektligji janë konsultuar ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë, dhe është i harmonizuar me standardet e BE-së. Duke e konsideruar nevojë imediate miratimin e këtij Projektligji, ai u bëri apel deputetëve për miratimin e tij, dhe kërkoi nga ata angazhimin maksimal gjatë procedimit të tij deri në aprovimin final. Gjatë debatit, deputetët vlerësuan se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë, sepse rregullon fushën e cila ka të bëjë me menaxhimin e parasë publike. Pas debatit, deputetët me shumicë votash përkrahën në parim Projektligjin për prokurimin publik, në të cilin gjatë shqyrtimit të mëtutjeshëm në grupin punues të komisionit përkatës, do të inkorporohen vërejtjet e paraqitura në debatin e sotëm.
Mbledhja vazhdoi punën duke shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Në lidhje me këtë, zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, duke paraqitur Projektligjin vlerësoi se ky Projektligj është akt ligjor i një rëndësie të madhe, dhe sqaroi se Projektligji është hartuar me të gjitha procedurat për hartimin e legjislacionit, të përcaktuara edhe me rregulloren e punës së Qeverisë së Kosovës. Më tej ai tha se qëllimi kryesor i këtij Projektligji është rregullimi dhe përcaktimi i statusit të të gjitha kategorive të dala nga lufta, përkrahja financiare me të drejtën e pensioneve invalidore, të cilat sadopak do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre, tha Kuçi. Në lidhje me këtë Projektligj, diskutuan shumë nga ligjëvënësit. Në parim të gjithë e mbështetën Projektligjin, duke e parë dhe analizuar nga këndvështrime të ndryshme. Duke iu referuar mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës, deputetët vlerësuan se duhet përshtatë mundësive buxhetore të qeverisë për implementimin e tij. Po ashtu, deputetët u shprehën se është e nevojshme të krijohet komision, apo të ndërtohet një mekanizëm që saktëson qartë datat dhe bën kategorizimin e saktë të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës, foli edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. “Asnjë qeveri, në asnjë kohë s’do të mund të shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e vendit, por, obligim yni është të përpiqemi për një jetë më të dinjitetshme të familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile”, tha me këtë rast kreu i Kuvendit. Ai më tej shtoi se është e domosdoshme të zgjidhet statusi i familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës, ku me një ligj të veçantë t’ua njohim së paku moralisht sakrificën që bënë për vendin. Prandaj, shtoi më tej Krasniqi, ne jemi këtu që t’i mbështesim moralisht e ku ka mundësi edhe materialisht këto struktura të shoqërisë.
Në fund të debatit, pa asnjë votë kundër, u miratua në parim ky projektligj, i cili do të amendamentohet në komisionet përkatëse.
Mbledhja do të vazhdojë nesër në orën 10:00.