Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarë islamë në Kosovë
, 08.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u ka uruar sot festën e Fiter Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë.
Në këtë telegram kryeparlamentari Krasniqi midis tjerash shkruan:
“Kjo kremte vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit.
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë shquar për tolerancë ndërfetare, duke u dëshmuar si shoqëri me vlera të larta njerëzore e humane.
Solidariteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.
Le të punojmë pra të gjithë së bashku me tërë vullnetin që kjo pasuri e popullit tonë të mos zbehet kurrë!
Uroj që në Kosovë përjetësisht të mbretërojë paqja, respekti dhe mirëkuptimi.”