Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 07.09.2010




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar, në mbledhjen e sotme diskutoi për Raportimin e Grupit punues për P/ligjin e punës.

Në këtë mbledhej, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e NDI-së.

Në vazhdim, kryesuesja e Grupit punues për P/ligjin e punës, zonja Nurishahe Hulaj, duke e paraqitur Raportin përfundimtar për këtë P/ligj, theksoi se ky Grup i punës deri në fund të muajit tetor të këtij viti, do të dalë me Raportin përfundimtar për P/ligjin e punës, i cili më vonë do t'i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim.

Anëtarët e Komisionit e shqyrtuan edhe P/ligjin për produktet dhe pajisjet mjekësore.
Nga mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale