Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Hashani në Ferizaj

, 08.09.2010




Kryetari i kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka ngushëlluar sot familjen Hashani në Ferizaj me rastin e vdekjes së ish-delegatit të Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit1990, dr.Shaban Hashani.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të ish-delegatit të Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit 1990, dr. Shaban Hashani.

Duke e vlerësuar punën e tij të palodhshme shkencore dhe publike, si dhe guximin e shprehur në momente të rëndësishme të historisë sonë kundër shtypjes dhe okupimit, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe timin personal, familjes Hashani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Hashani në Ferizaj